×

Kultura e Sipërmarrjes, Ndërmjet Menaxhimit dhe Lidershipit

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u zhvillua workshopi me temë “Kultura e Sipërmarrjes, Ndërmjet Menaxhimit dhe Lidershipit”.


Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u zhvillua workshopi me temë “Kultura e Sipërmarrjes, Ndërmjet Menaxhimit dhe Lidershipit”.

Përshëndetjet institucionale u bënë nga Prof. Vittorio Teotonico, Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", i cili hapi edhe punimet sipas temave përkatëse.

Raporti mbi këtë temë u mbajt nga Prof. Giuseppe Pio Macario, Pedagog i lëndës Ekonomia e Ndërmarrjes dhe Organizatës në të njëjtin Fakultet, i cili trajtoi gjerësisht kuptimin e "kulturës së sipërmarrjes" dhe levat e nevojshme për zhvillimin dhe konsolidimin e saj. Ndërmjet tyre, janë prekur veçanërisht dy levat që mund të kontribuojnë, që nga big bang-u i sipërmarrjes, në suksesin e idesë së biznesit përkatës, më saktësisht "menaxhimi" dhe "lidershipi", të cilat, ndonëse synojnë të njëjtin rezultat, mund të kenë ndikim në të në mënyrë të ndryshme.

Në këtë kontekst, u propozua se si trait d’union duhet të përfaqësohet nga vlera e njeriut dhe nga vendosja e tij në qendër të çdo projekti biznesi në përputhje të plotë edhe me Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.

Në cilësinë e moderatorit Prof. Macario më pas prezantoi edhe dëshmitë nga personalitetet aq të vlerësuar Z. Alessandro D'Oria, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Znj. Edlira Muka, CEO i Balfin Group, të cilët prezantuan përvojat e tyre përkatëse profesionale, duke i pasuruar në mënyrë të paçmueshme me konsideratat e tyre menaxheriale mbi këtë temë dhe në përputhje me profilet e vlerave të theksuara.

Në përfundim, njëzëri u ra dakord mbi nevojën për të zhvilluar kulturën sistematike të sipërmarrjes që sjell gjenerim pozitiv edhe në planin social dhe ambiental, sipas kolonave konceptuale të njohura si ESG.

Pasoi një diskutim stimulues gjatë të cilit të gjithë folësve iu drejtuan disa pyetje, të cilët u përgjigjën duke përmbushur dëshirën e madhe të publikut për thellime të mëtejshme, çka konfirmoi dhe një herë rëndësinë domethënëse kulturore dhe menaxheriale të temës së propozuar.


Na ndiqni