Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Harmonizimi i Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar me Direktivën Europiane të Barnave” (PHARM-EU), i cili bën pjesë në modulin Jean Monnet dhe financohet nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, më 8 prill 2026, në orën 11:00, në sallën B105 të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të zhvillohet konferenca me titull: “Gjendja aktuale e farmakovigjilencës në Shqipëri: sfida dhe perspektiva”.
Qëllimi i aktivitetit është analiza e sistemit të farmakovigjilencës në Shqipëri, me fokus të veçantë në kuadrin rregullator aktual dhe përafrimin e tij me legjislacionin evropian. Gjithashtu, do të prezantohen risitë dhe ndryshimet më të fundit në fushën e farmakovigjilencës në vend, duke evidentuar sfidat aktuale, mundësitë për përmirësim dhe rolin e profesionistëve të shëndetësisë në garantimin e sigurisë së barnave.
Ju mirëpresim!
Gjendja aktuale e farmakovigjilencës në Shqipëri: sfida dhe perspektiva
Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Aula B105, Università Cattolica Nostra Signora del Buon Consiglio