Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Demenca në Shqipëri: epidemiologjia, terapi farmakologjike dhe përdorimi i antibiotikëve” financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, më datë 13 Dhjetor 2023, ora 16:00, do të mbahet seminari ndërdisiplinor me temë: “Sëmundja Alzhaimer: nga epidemiologjia në terapi” në aula B107 të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”.
Seminari i kontekstualizuar në ciklin e Seminareve Ndërdisiplinore të mërkurave, synon të ilustrojë aspektet më të rëndësishme të patologjisë dhe zhvillimet e fundit.
Do të diskutojë mbi temën:
Prof. Simonetta Galgani, Neurologe, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”
Ju presim!