Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon Seminarin online “NDIKIMI I PANDEMISË TEK EMIGRANTËT NË ITALI" më datë 07 prill 2021, ora 16:30, në platformën Google Meet meet.google.com/wrt-ppag-ese
Do të referojnë Salvatore Geraci, Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë Karitas në Romë dhe Giulia Civitelli, Përgjegjës i Poliambulancës Karitas në Romë.
Seminari është një iniciativë e Departamentit për Vlerësimin Kimik-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.