×

TALKS@UNIZKM_2024 ARKITEKTURA BASHKËKOHORE ITALIANE: Renato Capozzi – “Projekte për qytetin”

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Më datë 5 Qershor 2024, ora 16.00 në Blue Box te Piramida e Tiranës, do të zhvillohet takimi i katërt i ciklit të konferencave TALKS@UNIZKM_2024 ARKITEKTURA BASHKËKOHORE ITALIANE: Renato Capozzi – “Projekte për qytetin”, nismë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zoja e Keshillit të Mirë”.

Ky aktivitet është pjesë e Javës Italiane në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës.

Bisedimet do të fokusohen në ilustrimin dhe përshkrimin e disa projekteve për qytetin - të krijuara me rastin e konkurseve apo konsultimeve dhe kërkimeve akademike - të cilat dëshmojnë për një qëndrim që ndërthur vazhdimësinë dhe/ose mosvazhdimësinë e saktë e qytetit historik italian, por edhe në një dimension më të gjerë.

Në rastet e ndryshme të përzgjedhura, bëhet fjalë për inserte urbane specifike, lidhje, elemente të reja parësore të vendosura në një marrëdhënie vendimtare me morfologjitë e shtresuara, zbrazëti urbane dhe hapësira natyrore e të hapura.

Të gjitha projektet në nivel gjuhësor, në hetimin e marrëdhënies ndërmjet ndërtimit dhe formës si një modalitet shprehës specifik i arkitekturës, ose të karakterit të duhur në lidhje me

temat që do të prezantohen, vendosin gjithmonë, lidhje të përshtatshme dialektike me mjedisin urban, me teksturat e tij, me hapësirat e tij publike.

Na ndiqni