Më 11 shkurt 2025, në Ditën Ndërkombëtare të Të Sëmurit, në aula B105, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të reflektojmë së bashku mbi dhimbjen dhe dhembshurinë që shoqërojnë vuajtjen. Një temë që prek thellësisht çdo zemër, sidomos në kulturën shqiptare, ku familja dhe komuniteti luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e atyre që vuajnë.
Dhimbja, ndonëse përjetohet si një vështirësi, bëhet një urë lidhëse dhe kuptimi. Mençuria popullore shqiptare na mëson se çdo vuajtje mund të kthehet në forcë dhe bukuri.
Për këtë temë do të diskutojnë PhD Enkeleda Gjini, koordinatore e Programit të Studimit në Infermieri dhe PhD Emanuela Prendi, koordinatore e Programit të Studimit në Fizioterapi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.