Qëllim ishte përcaktimi i strategjive për zhvillimin e rrjeteve të kërkimit shkencor dhe modeleve të bashkëpunimit ndërkombëtar;
-duke analizuar me përgjegjësi dhe vetëdije praktike ndryshimet e sistemeve shëndetësore për të kontribuar në zhvillimin e tyre;
-duke promovuar në mënyrë efektive aksesueshmërinë dhe cilësinë e kujdesit infermieristik dhe rehabilitimit të fizioterapisë.
Këto ishin objektivat e Kongresit të pestë ndërkombëtar "Trajnimi i avancuar specialistik klinik dhe rregullimi i profesioneve shëndetësore: zhvillimet e ardhshme për vendosjen e njeriut gjithnjë e më tepër në qendër".
Diskutuan për këto çështje relatorë ndërkombëtarë me peshë gjatë aktivitetit të rezervuar për studentët e programeve unoiversitare dhe pasuniversitare në infermieri dhe fizioterapi të Universitetit Katolik ZKM. Në kongres morën pjesë edhe profesionistë të shumtë nga krahinat e ndryshme shqiptare.
Punimet u hapën me përshëndetjet e Atë Binu, Zëvendës President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe Prof. Edmond Hajdëri Zëvendës Rektor i Universitetit.
Në konferencën e drejtuar nga Prof. Gennaro Rocco i Universitetit Katolik NSBC ishin të pranishëm:
Prof. Dyanne Affonso, San Francisko, SHBA; Joice Fitzpatrik, Universiteti Case Western – Cleveland – SHBA; Prof. Susan Gennaro, Boston College USA; Prof. Franklin Shaffer, CGFSN - Filadelfia SHBA; M. De Maria, Universiteti i Romës "Tor Vergata".
Të gjitha sesionet u moderuan dhe drejtuan nga Dr. Blerina Duka, Presidente e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, UISH dhe Prof. Alessandro Stievano, Universiteti i Romës "Tor Vergata".
Kongresi ishte edhe një rast i mirë për prezantimin e linjave kërkimore për shumë doktorantë shqiptarë.
Pjesëmarrësit dhe relatorët e Kongresit kërkuan një bashkëpunim gjithnjë e më të madh ndërkombëtar për të përmirësuar kërkimin dhe standardet e kujdesit dhe rehabilitimit duke e vendosur qytetarin në qendër të kujdesit.