×

Konferenca e gjashtë Ndërkombëtare: “STRATEGJITË E REJA PËR ZGJERIMIN E BASHKEPUNIMIT NDERKOMBËTAR MBI KËRKIMIN INFERMIERISTIK DHE TË PROFESIONEVE SHËNDETËSORE”

U mbajt në sallën ‘Aula Magna’ të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Konferenca e gjashtë Ndërkombëtare me temë “STRATEGJITË E REJA PËR ZGJERIMIN E BASHKEPUNIMIT NDERKOMBËTAR MBI KËRKIMIN INFERMIERISTIK DHE TË PROFESIONEVE SHËNDETËSORE”.


U mbajt në sallën ‘Aula Magna’ të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Konferenca e gjashtë Ndërkombëtare me temë “STRATEGJITË E REJA PËR ZGJERIMIN E BASHKEPUNIMIT NDERKOMBËTAR MBI KËRKIMIN INFERMIERISTIK DHE TË PROFESIONEVE SHËNDETËSORE”.

Konferenca u hap nga Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Leonardo Palombi, i cili vlerësoi kontributin që ofrojnë këto takime mbi edukimin dhe formimin e gjeneratës së re të infermierëve, fizioterapistëve dhe mjekëve, profesionistë që konsiderohen me rol qendror për kujdesin dhe asistencën ndaj njerëzve.

Gjatë konferencës u prezantuan raporte shkencore të dala nga puna kërkimore mbi temat që kanë të bëjnë me shërbimet shëndetësore. Salla, e mbushur plot me studentë nga programet tona të studimit të Infermieristikës, Fizioterapisë dhe Mjekësisë, u kthye gjithashtu një vend debati dhe diskutimi mbi tema të ndryshme që lidhen me sfidat e paraqitura nga nevojat e reja shëndetësore, karakteristikë e një popullate që po plaket gjithnjë e më shumë dhe që është bartëse e patologjive të shumta kronike. Në këtë kontekst, infermierët dhe fizioterapistët janë profesionistët që thirren për të ofruar ato shërbime për të cilat njerëzit kanë më shumë nevojë.

Relatorët e konferencës ishin profesorë të njohur ndërkombëtarisht, ndër të cilët Prof. Joyce Fitzpatrik nga Universiteti i Cleveland-it, prof.. Susan Gennaro nga Boston College dhe profesorët e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, nën moderimin e Gennaro Rocco, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare Kërkimore për Shkencat Infermieristike.


Na ndiqni