Kategoria e Lajmeve të Universitetit

Kategoria e lajmeve të universitetit


Summer School "Roots of War and establishment of a Lasting Peace"

Bashkohu me ne për edicionin e 9-të të Summer School "Roots of War and establishment of a Lasting Peace", e organizuar nga Qendra Evropiane e Shkencës së Paqes, Integrimit dhe Bashkëpunimit dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”! Studentë nga vende të ndryshme marrin pjesë në Summer School tonë.

| By: Ildrina Pacani

Farmacia.JPG

Photo of the day në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me studentët e Programit të Studimit në Farmaci

Bashkë me verën dhe gjallërinë e saj rinore vjen edhe përfundimi i leksioneve të studentëve tanë në Programin e Studimit në Farmaci. Ky cikël i plotë akademik ka për qëllim t’u japë të rinjve një përgatitje shkencore të avancuar në fushën shëndetësore dhe të formojë një figurë profesionale që do të jetë ekspert i ardhshëm i barnave dhe i përdorimit të tyre.

| By: Ildrina Pacani

Fisioterapia.JPG

Një nga programet e studimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" për të cilin jemi shumë krenarë është Fizioterapia.

Studentët që po mbyllin një vit plot dinamika në studimet që ofron kjo degë universitare, arrijnë në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me specialistët e tjerë, të ndërhyjnë klinikisht, të parandalojnë, të kurojnë dhe të rehabilitojnë pacientët që kanë aq shumë nevojë për ndihmën e vyer të fizioterapistëve.

| By: Ildrina Pacani

Odontoiatria.JPG

Photo of the day në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me studentët e Programit të Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare

Në këtë foto nuk po shihni vetëm disa të rinj e të reja pas një rruge të gjatë sakrificash e meritokracie studimore. Në këtë foto është dëshmia e qartë e angazhimit të trupës tonë akademike, për t'u dhënë studentëve tanë të Odontiatrisë dhe Protezave Dentare aftësinë që të praktikojnë ndërhyrje të stomatologjisë së përgjithshme, të vënë në dukje përparësitë e trajtimit, të administrojnë barnat dhe materialet e përdorura në stomatologji.

| By: Ildrina Pacani

Medicina.png

Photo of the day në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me studentët e Programit të Studimit në Mjekësi

Shihni sa shumë studentë janë bërë bashkë në oborrin kryesor të kampusit tonë. Ata janë mjekët e ardhshëm, ata janë jo vetëm prova e gjallë e standardeve të pakonkurrueshme që ne ofrojmë në studime, por edhe qytetarë evropianë të formuar në rrugën e shkencës së mjekësisë. Në 6 vite studimi ka shumë për të treguar, por çfarë mbetet gjithmonë është aftësia e tyre për të qenë më të mirët, për të marrë mbi supe detyrën fisnike të Mjekut.

| By: Ildrina Pacani