Kategoria e Lajmeve të Universitetit
Kategoria e lajmeve të universitetit
Programe Specializimi në Mjekësi - Shkenca të të ushqyerit
Specialisti i Shkencave të ushqyerjes duhet të ketë marrë njohuri teorike, shkencore dhe profesionale në fushën e të ushqyerit, përbërjen dhe vetitë strukturore e "funksionale" të ushqimit, metodat e analizës së përbërësve kryesorë ushqimorë, vlerësimin e cilësisë higjienike dhe ushqyese të ushqimeve, identifikimi i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe njohja e legjislacionit përkatës.
| By: Ildrina Pacani
Programe Specializimi në Mjekësi - Anestezi, Reanimacion dhe Terapi Intensive
Specialisti i Anestezisë, Reanimacion dhe Terapi Intensive zhvillon njohuri teorike, shkencore dhe profesionale. Gjatë programit të studimit, ai duhet të përvetësojë dhe zhvillojë njohuritë themelore dhe specifike teorike të disiplinës, aftësinë teknike dhe qasjen e nevojshme për trajtim në mënyrë të përshtatshme, sipas standardeve kombëtare dhe evropiane.
| By: Ildrina Pacani
Programe Specializimi në Mjekësi - Gastroenterologji
Specialisti i Gastroenterologjisë është një mjek që merret me studimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit tretës. Patologjitë që trajtohen më shpesh nga gastroenterologu janë sëmundjet funksionale dhe inflamatore si të traktit të sipërm (ezofag dhe stomak) ashtu edhe të traktit të poshtëm (zorrë dhe kolorektal).
| By: Ildrina Pacani
Programe Specializimi në Mjekësi - Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular
Specialisti i Sëmundjeve të Aparatit Kardiovaskular duhet të ketë marrë njohuri teorike, shkencore dhe profesionale në fushën e patofiziologjisë, klinikës dhe terapisë së sëmundjeve kardiovaskulare duke përfshirë sëmundjet e lindura të zemrës.
| By: Ildrina Pacani
Programe Specializimi në Mjekësi - Ortopedi dhe Traumatologji
Specialisti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë duhet të ketë fituar njohuri teorike dhe të zhvilluar aftësi praktike-profesionale në fushën e fiziopatologjisë dhe terapisë mjekësore e kirurgjikale (korrigjuese-mbrojtëse, rindërtuese dhe zëvendësuese) të sëmundjeve të sistemit muskulor-skeletor në moshën pediatrike dhe të rritur me specifikëfushat e ekspertizës në semeiotikën funksionale dhe instrumentale, metodologjinë klinike dhe terapinë në Ortopedi, Kirurgjinë e Dorës dhe Traumatologji duke përfshirë Traumatologjinë Sportive.
| By: Ildrina Pacani