×

Bursa studimi të ofruara nga Fondacioni Papnor

Fondacioni Papnor (Papal Fundation), me qendër në Romë, përmes Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë në Tiranë, ka ofruar një fond që do të përdorët për të mbështetur me bursa, studentë që duan të studiojnë në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë.


Fondacioni Papnor (Papal Fundation), me qendër në Romë, përmes Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë në Tiranë, ka ofruar një fond që do të përdorët për të mbështetur me bursa, studentë që duan të studiojnë në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë.

Bursat e studimeve universitare që janë akorduar nga Fondacioni Papnor janë shprehje e një përkujdesjeje të veçantë të Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut për të rinjtë e Shqipërisë dhe synojnë të krijojnë mundësi studimi për të rinj e të reja që vijnë nga familje me vështirësi ekonomiko-financiare, por që kanë dëshirën  për të ndihmuar më tej në shërbim të zhvillimit të vendit, të shoqërisë dhe të Kishës Katolike, në fusha të ndryshme.

Kandidatët do të vlerësohen në një mënyrë gjithëpërfshirëse, duke mbajtur parasysh:

  • Nevojat ekonomiko-financiare;
  • Vullnetin dhe dëshirë e spikatur për studim dhe kontribut shoqëror
  • Meritë akademike;
  • Performancën akademike.

Parashikohen bursa të plota dhe të pjesshme, ku bursa e plotë përfshin mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe tarifat e studimeve, ndërsa bursa e pjesshme përfshin mbulimin e shpenzimeve vetëm për tarifën e studimeve.

Fituesit e shpallur mund të përfitojnë bursën vetëm në rast se rezultojnë edhe fitues në një nga programet e studimit të Universitetit Katolik ZKM.

Kriteret e regjistrimit

Për t’u regjistruar në procesin e përzgjedhjes kandidati duhet:

  • Të jetë shtetas shqiptarë;
  • Të jetë nën moshën 25 vjeç;
  • Të ketë një rekomandim me shkrim nga ipeshkvi i dioqezës ku ka vendbanimin.
  • Të ketë një dokument nga bashkia përkatëse ku konfirmohet niveli i ulët i gjendjes ekonomiko-financiare të familjes dhe ku përcaktohet niveli i të ardhurave financiare mujore ose edhe fakti eventual që familja e kandidatit është përfituese e ndihmës ekonomike shtetërore, duke vërtetuar edhe nivelin financiar të kësaj mbështetje.

Dokumentet e nevojshme

Në mbështetje të kritereve, kandidati duhet të paraqesë gjatë regjistrimit dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë të motivuar për bursën,
  • Curriculum Vitae,
  • Certifikatë lindjeje;
  • Certifikatë familjare;
  • Rekomandim nga ipeshkvi i dioqezës përkatëse;
  • Vërtetim për gjendjen ekonomike të familjes dhe eventualisht për ndihmën ekonomike nga bashkia përkatëse;
  • Një vërtetim notash nga shkolla e mesme deri në ditën e paraqitjes së dokumenteve për regjistrim dhe eventualisht edhe kopje e dëftesës e shkollës së mesme për ata që e kanë përfunduar atë.

Kriteret e vlerësimit

Vlerësimi i kandidatëve bazohet në kritere të qarta dhe të barabarta, të cilat kanë për qëllim të verifikojnë përputhshmërinë e cilësive të kandidatëve me parimet e përcaktuara për përfitimin e bursave të Fondacionit Papnor.

Shkalla e plotësimit të kritereve të vlerësimit matet numerikisht, përmes shqyrtimit të kritereve sasiore dhe nëpërmjet intervistimit, për ato kritere që nuk mund të maten në mënyrë sasiore.

Për saktësinë e të dhënave të paraqitura, kandidatët nënshkruajnë një deklaratë, me të cilën ata marrin përgjegjësinë përkatëse. Në rastet kur Komiteti mëson shmangie substanciale mes të dhënave të deklaruara dhe realitetit, kandidati përjashtohet nga procesi dhe kjo gjë i bëhet e njohur me shkrim ipeshkvit që ka bërë rekomandimin.

Kriteret numerikisht të matshme janë:

  • Niveli arsimor, i cili ka 30% të peshës specifike në vlerësimin e përgjithshëm;
  • Niveli i përgjithshëm i kulturës dhe i potencialit për zhvillim, që zë 30% të peshës specifike në vlerësimin e përgjithshëm;
  • Gjendja ekonomike financiare, e cila ka 40% të peshës specifike në vlerësimin e përgjithshëm.

Përveç kritereve numerikisht të matshme, do të vlerësohen edhe tipare të tjera të rëndësishme si niveli i motivimit, i përkushtimit për t’u angazhuar, qartësia e të shprehurit me gojë në gjuhën shqipe apo gjuhë të huaj, kapaciteti për të gjykuar dhe argumentuar etj..

Afatet e aplikimit

Aplikimet do të kryhen nëpërmjet sitit web UKZKM duke filluar nga data 1 mars deri me datën 15 qershor 2023.

Kontaktet:

[email protected] / [email protected]

Linku për aplikime: https://forms.gle/jwA11Qbnd2bpj5Qq9

Telefon: 00355683010746 / 00355692101756 


Follow us