Në kuadrin e bashkëpunimit te shkëlqyer mes dy institucioneve, gjatë muajit tetor 2023, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit te Mirë" u zhvillua një takim i ngrohtë ndërmjet Rektorit të Universitetit, Prof. Leonardo Palombi dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Intesa Sanpaolo Bank Albania, z. Alessandro D'Oria.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi fushat shumta të bashkëpunimit, si projekte të kërkimit shkencor, konferenca të përbashkëta dhe sesione informuese, praktika studentore si dhe për Paketën e Studentit (Student Package) të ofruar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania për studentët e Universitetit.
Në takim morën pjesë edhe Administratorja e Universitetit, znj. Evis Karandrea dhe staf i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Intesa Sanpaolo Bank Albania znj Elsa Lila.