×

Si të ushqejmë sistemin imunitar

Që nga lindja, trupi ynë bombardohet me patogjenë (baktere, kërpudha dhe viruse) që bëjnë të mundur përshtatjen dhe mbijetesën tonë në një mjedis të pasur me lëndë ushqyese. Jo të gjithë mikroorganizmat janë patogjenë dhe shumë, si ato të mikrobiotës së zorrëve (flora e zorrëve), jetojnë në simbiozë me ne, duke kontribuar në mirëqenien e trupit dhe duke na shoqëruar gjatë gjithë jetës sonë.


Nga Prof. Filomena Corbo, Fakulteti i Farmacisë

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Universiteti i Studimeve të Barit, Aldo Moro

Që nga lindja, trupi ynë bombardohet me patogjenë (baktere, kërpudha dhe viruse) që bëjnë të mundur përshtatjen dhe mbijetesën tonë në një mjedis të pasur me lëndë ushqyese. Jo të gjithë mikroorganizmat janë patogjenë dhe shumë, si ato të mikrobiotës së zorrëve (flora e zorrëve), jetojnë në simbiozë me ne, duke kontribuar në mirëqenien e trupit dhe duke na shoqëruar gjatë gjithë jetës sonë.

Mikroorganizmat patogjene janë në gjendje të përpunojnë sisteme komplekse sulmi në sistemin tonë imunitar, i cili është kaq kompleks dhe përbëhet nga barriera fizike (lëkura, mukozat, trakti gastrointestinal, ciliet (qerpikët) e rrugët e frymëmarrjes), qelizat biokimike (mukuza, sekrecionet, acidi gastrik, pështyma) dhe antitrupa, të cilët për këtë arsye duhet të qëndrojnë aktivë dhe të gatshëm për të ndërhyrë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes.

Por që sistemi imunitar ta "bëjë mirë punën e tij " duhet të "ushqehet" në mënyrë korrekte. Dhe kjo nuk është e vlefshme vetëm në raste urgjence, sepse takimi me armiqtë e fshehtë është një realitet i përditshëm. Një organizëm i shëndetshëm fut çdo ditë "benzinë" në trupin e tij për të ushqyer sistemin imunitar. Por cilat janë lëndët ushqyese thelbësore që nuk duhet të mungojnë kurrë me qëllim që gjithçka të funksionojë mirë dhe mbrojtja të jetë e garantuar?

Një rol thelbësor luajnë mikroushqyesit, domethënë, ata përbërës bioaktivë dhe rregullatorë që nuk shërbejnë për të na dhënë energji dhe kalori, por, nëse merren në sasi të vogla, shërbejnë për të "vajosur" mekanizmat e çmuar qelizorë përgjegjës për mirëqënien e qelizave tona.

Midis mikroushqyesve që mbajnë të paprekur fizikun tonë nga patogjenët, përmendim vitaminat e tretshme në yndyrë si Vit A, Vit E, Vit D të cilat janë të pasura me lëndë me origjinë shtazore (Vit A dhe D) ose pararendësit e tyre bimorë (provitamina A siç janë karotenoidet e pranishme në frutat me një ngjyrë që varion nga e verdha intensive në të kuqe, karota, domate të parura me likopen), dhe vajrat ndër të cilat vajin e ulliri me cilësi të lartë (ekstra të virgjër) (vit E).

Detyrat që ata kryejnë janë të shumta..., por një vlen për të gjithë: veprimi antioksidues i Vit E ... kjo vitaminë arrin të ndërpresë zinxhirin e ngjarjeve që gërshetohet me formimin e të ashtuquajturave radikale të lira (shumë reaktive) që janë në gjendje të sulmojnë dhe shkatërrojnë acidet yndyrore me zinxhir të gjatë, thelbësore për ndërtimin e membranave qelizore. "Sakrifica" e kësaj vitamine lejon që sistemet antioksiduese me të cilat kemi lindur, të riorganizohen dhe të pastrojnë radikalet. Njëkohësisht shmangia e ushqimeve që kontribuojnë në formimin e këtyre radikaleve është e rëndësishme. Ushqime të skuqura, tepër të pjekura, të oksiduara dhe të yndyrshme, lodhin sistemet detoksifikuese dhe e bëjnë të kotë veprimin e mikroushqyesve.

Me të njëjtin mekanizëm veprojnë edhe përbërësit bioaktivë të tillë si: polifenole të pranishëm në shumë fruta dhe perime të freskëta dhe sezonale, biofenole në vaj ulliri ekstra të virgjër në përqendrime më të larta se 250 mg/kg (Reg. 1924/2006 propozuar nga EFSA - Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore).

Është e rëndësishme të theksohet se vitaminat e tretshme në yndyrë, Vit A dhe Vit D, nuk mund të merren përveç se nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut, duke qenë se janë vitamina të tretshme në yndyrë, ato grumbullohen në trupin tonë dhe mund të kthehen në kërcënim për shëndetin tonë. Edhe në suplementet e zakonshme ato janë të pranishme në sasi të vogla.

Vit C gjithashtu kontribuon në funksionin e qelizave të sistemit imunitar. Kjo e fundit, e cila mund të merret gjithashtu në sasi të mëdha, është një vitaminë që tretet në lëngje organike të përbëra kryesisht nga uji (është e tretshme në ujë) dhe për këtë arsye tretet nga trupi ynë.

Agrumet dhe frutat si kivi janë të pasura me Vit C, kur janë stinore dhe të freskëta. Në fakt, përmbajtja e kësaj vitamine zvogëlohet me kalimin e kohës, tek agrumet e ruajtura gjatë apo kur ato importohen nga vende të largëta, duke humbur pjesën më të madhe të vlerave të tyre. Vit C është gjithashtu e pranishme tek perimet me gjethe jeshile, specat dhe domatet.

Ka shumë prova shkencore që vërtetojnë rolin e Vit C në parandalimin ose kurimin e infeksioneve, pasi ajo luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të veçanta të sistemit imunitar dhe nxit formimin e antitrupave.

Vit C gjithashtu ka një veprim të fuqishëm antioksidant dhe antibakterial, prandaj përdoret në pije të tilla, si: lëngje frutash ose ushqime të konservuara. Prandaj, rritja e konsumit të ushqimeve që e përmbajnë Vit C ndihmon në forcimin e mekanizmave të sistemit imunitar.

Dhe përsëri, duke vazhduar udhëtimin në botën e mikroushqyesve nuk duhet të harrojmë rolin e luajtur nga dy vitamina të tretshme në ujë të grupit B, siç janë: Vit B6 dhe Vit B12. Ato gjithashtu janë thelbësore, për shembull, si rregulluese të mikrobiotës së zorrëve dhe me funksione imunomoduluese.

Vit B12 është e pranishëm vetëm në botën shtazore dhe prandaj mund të merret në sasinë e nevojshme vetëm nga ata që kanë dieta të ekuilibruara. Për ata që mbajnë dieta të forta, kjo vitaminë duhet të merret si shtesë. Ushqimet që përmbajnë Vit B12 janë: mishi i kuq dhe i bardhë, mëlçia, peshku (skumbri dhe harenga), vezët, produktet e qumështit. Tek të moshuarit, mungesa e kësaj vitamine është më e shpeshtë pasi për t’u përthithur, i duhet një faktor i prodhuar nga trupi ynë, i cili, në disa raste dhe në grupmosha e mëdha, mund të jetë i paktë. Edhe infeksionet e zorrëve mund ta reduktojnë prodhimin shumë të vogël të Vit B12 për shkak të mikrobiotës së zorrëve.

Dhe së fundmi, midis mikroushqyesve duhet të mbahen mend ato minerale kryesore për forcimin e sistemit imunitar në të gjitha fazat e tij, përfshirë zinkun, bakrin, hekurin, magnezin dhe selenin.

Ushqimet që i përmbajnë këto minerale në sasi të mjaftueshme janë: perime me gjethe të mëdha (panxhar, angjinare, spinaq) frutat e thata (arra, bajame, lajthi etj) bishtajore (thjerrëzat, fasulet, soja), kërpudhat, frutat e freskëta, si dhe drithërat.

Kjo është e gjitha? Absolutisht jo! Vitaminat dhe kripërat minerale janë mikroushqyes që rregullojnë biokiminë e qelizave tona, por ka shumë për të thënë për këto përbërje bioaktive, të cilat në sasitë e duhura, mund të luajnë një rol parandalues ​​të sëmundjeve të lidhura me kequshqyerjen dhe që përfshijnë probiotikë (organizma të gjallë që i gjejmë në produktet e qumështit të fermentuar) dhe prebiotikët (fibra, antioksidantë, polifenole, përbërje squfuri të pranishme në hudhër, lakër) prej të cilave ushqimet e territorit tonë janë të pasura dhe që kontribuojnë në krijimin e një trashëgimie për njerëzimin, që është Dieta Mesdhetare.


Na ndiqni