Kjo konferencë ndëruniversitare erdhi si vëmendje e posaçme e të deleguarës së Rektorit të UKZKM për planin e barazisë gjinore Prof. Ersilia Buonomo.
Në audiencën dhe panelet moderuese të konferencës dhanë kontributin e tyre deputetja Mesila Doda, profesoresha të nderuara të Universitetit Katolik dhe të universiteteve të tjera të vendit.
Rektori i UKZKM Prof. Leonardo Palombi gjatë mikpritjes tha se në universitetin tonë duam të promovojmë kulturën dhe kulturën e barazisë gjinore si pjesë e qënësishme e një shoqërie që përparon. Prof. Ersilia Buonomo gjatë prezantimit të saj tha se kjo konferencë ndërkombëtare i dedikohet të rinjve, të rejave duke sjellë në vëmendje edhe një simbolikë të dekorit të sallës që ishte mbushur me trëndafila të bardhë në kujtim dhe nderim të Papa Françeskut.
Relatorët gjatë konferencës dhanë pikëpamje të ndryshme rreth zhvillimit të shoqërisë tonë ku gjithmonë synohet t'u jepet një vend i merituar grave dhe vajzave që kontribuojnë me përkushtim e pasion në jetën e përditshme duke ushqyer vlerat më të mira njerëzore.