×

Trashëgimia e At’Luigji Maria Montit në infermierinë moderne-Bazat dhe risitë e kujdesit

Zhvillimi i konferencave ndërkombëtare në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është një nga përfitimet e shumta akademike që studentët marrin duke pasuruar dijet e tyre edhe me kontribute shkencore që vijnë nga lektorë të shumtë evropianë dhe jo vetëm për tema të ndryshme.


Zhvillimi i konferencave ndërkombëtare në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është një nga përfitimet e shumta akademike që studentët marrin duke pasuruar dijet e tyre edhe me kontribute shkencore që vijnë nga lektorë të shumtë evropianë dhe jo vetëm për tema të ndryshme.
E tillë ishte Konferenca e mbajtur më 26 maj 2025, në përvjetorin e dyqindtë të lindjes së At' Luigji Maria Montit, infermier dhe themelues i Kongregatës Bijtë e Zojës së Papërlyer, në Aula Magna, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Konferenca e ndarë në disa sesione solli informacion të pasur historik, akademik, shkencor dhe frymëzues nën titullin "Trashëgimia e At’Luigji Maria Montit në infermierinë moderne - Bazat dhe risitë e kujdesit".
Gjatë përshëndetjeve institucionale të Rektorit të UKZKM Prof. Leonardo Palombi, P. Giuseppe Pusceddu Vicario generale CFIC, znj. Blerina Duka Presidente e Urdhrit të Infermierit në Shqipëri, prof. Anila Godo Zv. Dekane e Fakultetit të Mjekësisë në UKZKM u përgëzuan organizatorët për kontributin që japin në evidentimin e kërkimeve të reja që pasurojnë shërbimin e infermierisë sot në botë.
Gjatë fjalës së mbajtur në sesionin me temë “Infermieria dhe karizma e At’Luigi Maria Monti: histori, besim dhe kujdesi shëndetësor në Italinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë” Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë fr. Ruggero Valentini iu drejtua studentëve në rradhë të parë që të kuptojnë se çfarë përfaqëson Luigi Monti në kohën kur modeli i tij u bë frymëzim për të tjerët, për shërbimin e palodhur ndaj të pamundurve dhe njerëzve në nevojë. Presidenti Ruggero tha se dëshironte të risillte dy tre episode jetësore të Luigi Montit që janë shembull për pasionin, fantazinë dhe kreativitetin që i dhanë energjinë dhe vullnetin këtij njeriu, shembulli i të cilit është model edhe sot, por edhe për kohët e vështira kur jetoi kur mjetet dhe shëndetësia nuk kanë nivelin e standardeve që kanë sot. Luigi Monti, tha fr. Ruggero Valentini, arriti të krijojë në atë kohë një komunitet të njerëzve të përkushtuar që me besimin shpirtëror dhe fetar krijuan komunitetin e infermierëve të këtij shërbimi unik në llojin e tij, duke bashkuar aftësitë dhe përulësine e tyre me dhimbsuri në dobi të komuniteteve nevojtare. Cili eshte inferimieri sot, pyeti Presidenti Ruggero në sallë, njeriu që ofron një shërbim të gjerë njerëzor dhe shëndetësor për ata që kanë nevoja të caktuara dhe kjo detyrë e bërë me profesionalizëm dhe etikë, tha ai, është një model që duhet të udhëheqë edhe të rinjtë, studentët në UKZKM dhe ne që frymëzohemi nga shembulli i këtij themeluesi të thjeshtë si Luigi Monti. Ndërsa Prof. Gennaro Rocco Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin në Shkencat Infermieristike Montianum tha gjatë relatimit të tij se Luigi Monti frymëzon me modelin e tij. Shqipëria tha ai përballet me sfida delikate dhe të vështira të shërbimit shëndetësor, vështrësi për të ofruar akses të gjerë dhe është fakt shtoi ai se shqiptarët kanë përballuar vite të vështira në këtë aspekt sidomos pas viteve `90. Shembulli i Programit të Studimit të Fizioterapisë që lindi në Shqipëri për herë të parë falë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është shembull i shkëlqyer se çfarë solli ky universitet në Shqipëri, tha Prof. Rocco, ndaj duam të përparojmë me inisiativa duke krijuar mundësi, standarde, kërkime që u shërbejnë brezave që vijnë. Fushat në të cilat përqëndrohet kërkimi në shkencat infermieristike tha Prof. Rocco janë ato të kujdesit parësor dhe parandalimi, sëmundjet kronike apo sëmundjet e shëndetit mendor që po shtohen gjatë viteve të fundit. Në konferencë u mbajt edhe sesioni me temë "Eksperienca dhe strategji për zhvillimin e kërkimit në Shqipëri dhe Ballkan".
Një nga momentet emocionuese në Aula Magna ishte kur Zj. Blerina Duka Presidente e Urdhrit të Infermierit në Shqipëri u dha Certifikatat e Mirënjohjes tre profesorëve tanë PhD Enkeleda Gjini, PhD Emanuela Prendi dhe PhD Florian Spada me motivacionin: " Për punën dhe përkushtimin e treguar në rritjen e nivelit profesional, etik dhe kulturor të profesionistëve të kujdesit shëndetësor si dhe për bashkëpunimin me Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë".


Na ndiqni