×

Koordinatore e Fakultetit të Farmacisë

Koordinatore e Fakultetit të Farmacisë


Erjola Bej është koordinatore didaktike e Fakultetit të Farmacisë, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Ajo përfundoi studimet master pranë Fakultetit të Farmacisë në UKZKM në vitin 2013, me rezultate të larta. Erjola ka mbrojtur provimin e shtetit në Milano, Itali.

Menjëherë pas kësaj ushtroi profesionin për katër vite, pranë një kompanie farmaceutike importi dhe distribucioni. Gjithashtu, Erjola ka punuar për një periudhë dy vjeçare në farmacinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në shërbim të pacientëve në pavionët e neurologjisë, neurokirurgjisë, psikiatrisë, të sëmundjeve infektive, dermatologjisë, reumatologjisë, alergologjisë dhe SIDA-s.

Na ndiqni