Botimi i një vëllimi gjithëpërfshirës për zhvillimin urban dhe komunitar dhe prezantimi i tij në Shqipëri do të bashkojë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Aula Magna më 25 Shkurt 2025 në orën 11:30, ekspertë, profesorë dhe studentë, duke dhënë një kontribut të shtuar në njohjen e studimeve të reja ne kete fushe , te cilat pasurojnë njohuritë akademike dhe kulturën profesionale.
Libri i titulluar "Kultura e zhvillimit të qëndrueshëm për komunitetet gjithëpërfshirëse: mjetet metodologjike për vizione të reja” sjell një perspektivë të re vështrimi duke gërshetuar eksperiencat dhe njohuritë profesionale në disa fusha si, sipërmarrja, zhvillimi i politikave rinore dhe përpjekja për qëndrueshmëri.
Botimi është një bashkëautorësi e prof. Antonio Felice Uricchio, President i Agjencisë Kombetare italiane të Vlerësimit të Sistemit Universitar dhe Kërkimit Shkencor (ANVUR) dhe ish Rektor i Universitetit të Studimeve të Barit “Aldo Moro” dhe i disa ekspertëve e studjuesve të tjerë të këtyre fushave. Ky botim është një eksplorim i guximshëm i pasojave të pjesëmarrjes dhe kujdesit ndaj komuniteteve, të mirave që sjell trashëgimia kulturore dhe natyrore dhe ndikimit që ka në komunitet zhvillimi i territorit.
Takimi do të përshëndetet nga prof. Leonardo Palombi - Rektor i Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, z. Andi Seferi - Nën Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Prof. Edmond Hajdëri - Zv. Rektor i UKZKM, Prof. Vittorio Teotonico - Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale të UKZKM dhe do të referojnë prof. Antonio Felice Uricchio President i ANVUR dhe ish Rektor i Universitetit të Studimeve të Barit “Aldo Moro” dhe Prof. Mario Aulenta, Profesor i Asociuar i te Drejtes Tatimore në Universitetin e Studimeve të Barit “Aldo Moro”.
Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të dëgjuar autorët e këtij botimi interesant si një aset të vlerësuar profesional e kulturor në kohët e teknologjisë.