×

Kushtuar Atë Franco Sartori

Sot komuniteti studentor i universitetit tonë dhe jo vetëm, ndihet i vetmuar me humbjen e Atë Franco-s, një njeri, një mësues i thjeshtësisë, përulësisë dhe gëzimit të pamasë, i cili ishte në gjendje ta transmetonte atë kudo që ishte.


Sot komuniteti studentor i universitetit tonë dhe jo vetëm, ndihet i vetmuar me humbjen e Atë Franco-s, një njeri, një mësues i thjeshtësisë, përulësisë dhe gëzimit të pamasë, i cili ishte në gjendje ta transmetonte atë kudo që ishte.

Kam takuar Atë Franco-n kur isha në vitin e parë në Mjekësi dhe Kirurgji, dhe ende mbaj mend buzëqeshjen e tij përçuese, më pyeste "Je student i vitet të parë?" dhe madje pa iu përgjigjur ende, ai niste të të fliste për të gjithë aktivitetet e mundshme dhe të imagjinueshme të baritores universitare.

Për të, universiteti ishte shumë më tepër sesa një strukturë që formonte profesionistë, ishte një komunitet, zemra e të cilit ishte baritorja e universitetit, të cilës, së bashku me studentët i kushtoi kohën, dashurinë dhe veten e tij.

Ishte e lehtë të dihej se ku ishte Atë Franco, ose në korridore duke biseduar me studentët, ose në kishëz me të gjithë ne që kishim nevojë për mbështetje. Ai celebronte një meshë përpara çdo sezon provimi. Gjatë kremtimit të njërës prej këtyre meshave, më goditi një nga shprehjet e tij: "Kur diçka nuk shkon mirë, dhe nuk ndiheni të përshtatur, të paaftë, të pakuptuar, të papranuar, të vetmuar… kujtoni gjithnjë se është DIKUSH që ju pranon për atë qe jeni, jeni njësoj siç AI ju ka imagjinuar.”

Sot, në emër të të gjithë studentëve që ke njohur, shoqëruar dhe dashur, dua të të falënderoj pasi ke qenë një dhuratë e çmuar, dhe më lejo të të them lamtumirë me një fragment nga Isaia 21:11. "Roje, në ç'pikë ka arritur nata? Vjen mëngjesi ...".

Mirupafshim Atë Franco tani shijoje agimin që aq shumë e deshe, pohove dhe e prite.


Na ndiqni