×

Dr. Bianka Hoxha në Universitetin e Urbinos: Integrimi i Biokimisë, Shëndetit Publik dhe Edukimit përmes Erasmus+ KA171

“Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 për mobilitetin e stafit , ndërmjet Universitetit të Urbinos “Carlo Bo” dhe Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", nga data 19 deri më 23 maj 2025, Dr. Bianka Hoxha mbajti një cikël leksionesh në Fakultetin e Farmacisë – Departamenti i Shkencave Biomolekulare, duke angazhuar si studentët e Fakultetit të Farmacisë ashtu edhe doktorantët e regjistruar në programin e doktoratës në Shkenca Biomjekësore dhe ato të Shëndetit.

Leksionet e saj u fokusuan në tema kryesore, duke përfshirë ndikimin e folatit në zhvillimin neurologjik dhe sëmundjet neurodegjenerative, me referencë mbi çrregullimet e spektrit autik, si dhe rolin e metabolizmit të lipidit në rrezikun kardiovaskular, të cilat u trajtuan përmes perspektivave të avancuara biokimike dhe klinike. Sesionet theksuan integrimin e gjenetikës, epigjenetikës dhe ushqyerjes në shëndetin publik, duke inkurajuar studentët të lidhin mekanizmat molekularë me implikimet më të gjera klinike.

U përdorën teknika mësimore interaktive, si diskutimet e rasteve, skenarët klinikë dhe strategjitë krahasuese të shëndetit publik, për të stimuluar angazhimin e studentëve dhe për të mbështetur zbatimin praktik të njohurive teorike.

Gjatë vizitës, Dr. Hoxha pati gjithashtu mundësinë të takonte Prof. Daniela Ligi, e cila me ekspertizën dhe disponibilitetin e saj ndaj shkëmbimit akademik çoi në një dialog të thelluar mbi mënyrat për të ndërtuar përvoja mësimore më të integruara dhe ndërdisiplinore. Diskutimi i tyre theksoi rëndësinë e lidhjes së farmakologjisë, ushqyerjes dhe gjenetikës në mënyra që reflektojnë sfidat reale të shëndetit publik.

Na ndiqni