×

Ekonomi Biznes në UKZKM ju hap portat e tregut të punës.

Ekonomia e biznesit merret me sektorin ekonomik që studion nga pikëpamja cilësore dhe sasiore të gjitha teknikat, proçeset e prodhimit dhe konsumit të kompanive të të gjitha kategorive.


Dega e Ekonomisë është një nga të preferuarat e maturantëve. Ka shumë arsye përse zgjidhet, siç janë pagat e larta në këtë fushë dhe mundësia për karrierë, si dhe për të rritur prestigjin e rolit si konsulentë. Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, programi i studimit në Ekonomi Biznes (Ndërmarrjeje) është i njëjtë me programin e studimit “Economia Aziendale” të Universitetit të Barit "Aldo Moro". Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e përbashkët nga të dy univesitetet, fillimi i bashkëpunimit mes të cilëve daton që prej vitit 2004. Diploma njihet në Shqipëri, Bashkimin Europian dhe në shtete të tjera në botë.

Pse të studiojmë Ekonomi Biznes?

Sepse Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale në Universitetin Katolik ZKM sjell një program studimi lehtësisht të arritshëm dhe asimulueshëm nga maturantët e të gjithë shkollave të mesme, një program që ju jep bazat për të ngritur themelet si ekonomist i shkëlqyer.

Por çfarë është Ekonomia e Biznesit, pse ta studiojmë atë dhe cilat janë konkretisht mundësitë e punësimit?

Ekonomia e biznesit merret me sektorin ekonomik që studion nga pikëpamja cilësore dhe sasiore të gjitha teknikat, proçeset e prodhimit dhe konsumit të kompanive të të gjitha kategorive.

Përveç kësaj, ajo merret me menaxhimin e biznesit gjatë fazave të ndryshme të tij nga pikëpamja shkencore. Në një kohë kur kompanitë rriten dhe performanca në punë vlerësohet çdo ditë e më shumë, studimet mbi administrimin e biznesit janë kthyer në një nevojë shoqërore, por njëkohësisht edhe një ndër pikat e forta të degës Ekonomi Bisnes në UKZKM. 

Në mënyrë që studimi i kësaj disipline të rëndësishme të jetë sa më i plotë dhe formues, programi i studimit ofron gjithë bazën e nevojshme me lëndë si: Matematika, Ekonomia e ndërmarrjes, Statistika, Ekonomia politike (makro dhe mikro), e Drejta. Paralelisht studiohen: Financa, Marketingu, Menaxhimi, Kontabiliteti, duke aftësuar studentin që në të ardhmen e tij si profesionist të mund të operojë në rolin e ndërmjetësuesit financiar, në tregti, në kontabilitet, matematikë financiare, në teknologjinë e ciklit të prodhimit, etj.
Programi i studimit në Ekonomi Biznes (Ndërmarrjeje) gjen shumë fusha zbatimi dhe mund të hapë shumë shtigje, duke filluar nga punësimi në Administratën Publike, në sektorin bankar dhe në sektorin privat. 

Si sipërmarrës dhe menaxher biznesi mund ta ushtroni profesionin pranë ndërmarrjeve të mëdha, të mesme e të vogla që merren me prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, aktivitetet e menaxhimit të mbeturinave, tek ndërmarrjet e ndërtimit, në tregti, në fushën e hotelerisë, pranë ndërmarrjeve të transportit, në shërbimet e botimit, filmit, radios dhe televizionit, në ndërmarrjet të vogla IT dhe shërbimet e telekomunikacionit, pranë institucioneve të kreditit dhe ndërmjetësimit financiar, sigurimit dhe pasurive të paluajtshme, ndërmarrjeve që merren me arsimin, trajnimin dhe shërbimet kërkimore, pranë bizneseve të vogla në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social, ndërmarrjeve të vogla në sektorët e sportit dhe rekreacionit.


Seguici su