×

Filluan regjistrimet për vitin akademik 2021-2022

...


Sot kanë nisur regjistrimet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në programet e studimit: Ekonomi, Farmaci, Arkitekturë, Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieri, Fizioterapi.

Maturanët që kanë fituar të drejtën e studimit duhet të paraqesin pranë sekretarive mësimore dokumentet e mëposhtme për t’u regjistruar:

  • Diplomë origjinale e së shkollës së mesme dhe kopje e noterizuar;
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës;
  • Dy fotografi;
  • Mandat pagesa e taksës së regjistrimit;
  • Mandat pagesa e këstit të parë të tarifës ose tarifës së plotë.

Regjistrimet do të vijojnë deri në datën 15 shtator 2021.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të jetë i hapur çdo ditë në orarin 8:00-17:00 për regjistrime.

Për më shumë informacione na kontaktoni: Tel: +355 42 273 290; E-mail: [email protected]; Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”, Tiranë.

Ju mirëpresim!


Follow us