×

Kopshti i të Drejtëve

Sot në Kompleksin Spitalor - Universitar Zoja e Këshillit të Mirë u inaugurua "Kopshti i të Drejtëve".


Kjo është hapësira e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe Universiteti ynë është krenar për këtë ide novatore. 
"Kopshti i të Drejtëve" është një hapësirë ku do të qëndrojnë bashkë nderimi për njerëzit që i kanë dhënë shoqërisë njerëzore kontribute të vyera dhe gjelbërimi urban si një vend për meditim e reflektim.
Kompleksi ynë universitar është një institucion multidimensional që ka në thelb arsimin, kulturën dhe njeriun. 
Ndaj në ditën që Parlamenti Evropian e ka përcaktuar si ditën e të Drejtëve, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" hap për studentët, pedagogët, partnerët tanë, miqtë e shumtë që kemi, këtë kopësht si hapësirë për reflektim dhe meditim.

"I Drejti" për vitin 2024 do të jetë mjeku Carlo Urbani, emri i të cilit është gdhendur në një nga gurët që janë vendosur në këtë kopësht. Gurët e kopshtit janë sjellë nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe qëndrojnë në harmoni me bimësinë e vendosur në këtë peisazh meditues. 
Mjeku Carlo Urbani, emri i të cilit është përgjithmonë tashmë në këtë kopësht, dha kontributin e tij profesional por edhe njerëzor duke mos menduar për veten, por duke i dhënë njerëzimit përmes sakrificës gjithë aftësitë e tij në shkencën fisnike të mjekësisë. 
Kopshti u inaugurua me nje ceremoni të posaçme ku ishin të pranishëm:

Imzot. Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit
Fr. Ruggero Valentini, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë
Prof. Leonardo Palombi, Rektor i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Ark. Frida Pashako, Nënkryetare e Bashkisë Tiranë
Ark. Alfons Shtjefni, Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë


Na ndiqni