×

Gjuha Italiane- Përmbyllet me suskses cikli i seminarëve CLA

Qendra Universitare e Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë” përmbylli me sukses seminarin e tretë dhe të fundit të një cikli kushtuar gjuhës italiane.


Qendra Universitare e Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë” përmbylli me sukses seminarin e tretë dhe të fundit të një cikli kushtuar gjuhës italiane. Në bashkëpunim me Universitetin Katolik “Sacro Cuore” të Milanos, u zhvilluan në muajt nëntor e dhjetor të vitit 2020 dhe janar 2021 tre seminarë formues për pedagogët dhe mësuesit e gjuhës italiane LS, L2, sipas tematikave: Italishtja L2 në një kontekstin universitar nga nevojat e studentëve deri tek praktikat mësimore, Reflektim gramatikor në didaktikën e gjuhës italiane L2, Italishtja për studimin e disiplinave nga të kuptuarit në të shkruarit.

Seminaret u mbajtën nga Silvia Gilardoni, Profesoreshë e Asociuar e Didaktikës së Gjuhëve Moderne, si dhe koordinatore didaktiko-shkencore dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve të Masterit në Didaktikë të Italishtes L2, pranë Fakultetit të Shkencave Gjuhësore dhe Letërsisë së Huaj të Universitetit Katolik “Sacro Cuore”.

Seminaret patën objektiv reflektimin për përmirësimin dhe përhapjen e praktikave më të mira ekzistuese të mësimdhënies, si edhe promovimin e risive metodologjike.

Ky cikël seminarësh, i zhvilluar virtualisht, mblodhi pedagogë dhe mësues të gjuhës italiane nga e gjithë Shqipëria, të cilët u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje. 


Seguici su