×

Konferenca e parë me titull "One Day Nutrition - Nutrition is Health", e organizuar nga shoqata “Albanian  Society of Nutrional Science” (ASNS) me kryetare  Angela Andreoli

U mbajt në hotel “Plaza” në Tiranë konferenca e parë me titull "One Day Nutrition - Nutrition is Health", e organizuar nga shoqata “Albanian  Society of Nutrional Science” (ASNS) me kryetare  Angela Andreoli, në prani të autoriteteve të shumta Akademike dhe Institucionale.


U mbajt në hotel “Plaza” në Tiranë konferenca e parë me titull "One Day Nutrition - Nutrition is Health", e organizuar nga shoqata “Albanian  Society of Nutrional Science” (ASNS) me kryetare  Angela Andreoli, në prani të autoriteteve të shumta Akademike dhe Institucionale.

Ndër këto autoritete bënte pjesë edhe Rektori i UNIZKM-së, i cili theksoi rolin e Universiteteve në formimin e profesionistëve të të Ushqyerit nëpërmjet Programeve të Studimit adekuate dhe frymës së bashkëpunimit ndërkombëtar. Aktiviteti pati pjesëmarrje të madhe dhe domethënëse, ku u mblodhën ekspertë, kërkues shkencor dhe profesionistë të fushës së të ushqyerit për të diskutuar përparimet më të fundit, rezultatet kërkimore dhe tendencat e këtij sektori. Mes të pranishmëve gjendeshin mjekë të specialiteteve të ndryshme, farmacistë, biologë, agronomë dhe veterinerë. Pikërisht kjo pjesëmarrje e madhe e ktheu ditën e studimit në një mundësi të paprecedentë për realitetin ushqimor shqiptar duke përcjell mesazhe të shumta, në radhë të parë atë mbi përkushtimin për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies.

Promotorja, Prof. Angela Andreoli deklaroi: “siç e dimë, të ushqyerit është një fushë interesante dhe me ndikim të madh, me rëndësi thelbësore për jetën tonë të përditshme, shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit global. Të ushqyerit është në fakt një faktor kritik që ndikon në aspekte të ndryshme të jetës, zhvillimit dhe ekonomisë. Rrjedhimisht, ndikimet e saj ekonomike, sociale dhe shëndetësore janë vendimtare, si në aspektin e deficitit të kequshqyerjes ashtu edhe të ushqyerjes së tepërt. Të Ushqyerit për të gjithë është qëllimi ynë i madh” 


Na ndiqni