×

Takim mbi "Zgjerimi: Çështje dhe Perspektiva në Ballkanin Perëndimor" i organizuar nga CESPIC

Qendra Evropiane për Shkencën e Paqes, Integrimin dhe Bashkëpunimin pranë Universitetit Katolik " Zoja e Këshillit të Mirë " organizoi takimin me temë “Zgjerimi: Çështje dhe Perspektiva në Ballkanin Perëndimor”.


Qendra Evropiane për Shkencën e Paqes, Integrimin dhe Bashkëpunimin pranë Universitetit Katolik " Zoja e Këshillit të Mirë " organizoi takimin me temë “Zgjerimi: Çështje dhe Perspektiva në Ballkanin Perëndimor”.

Qëllim i këtij takimi ishte thellimi i vështrimit mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në ditët e sotme egzistojnë shumë mundësi që të eksplorohen perspektivat e ndryshme të këtij procesi përmes një qasjeje ndërdisiplinore dhe kjo u bë e mundur në këtë takim nëpërmjet këndvështrimeve të folësve te ftuar. Takimi u organizua në bashkëpunim me Observatorin Ballkanik dhe të Kaukazit Transeuropian. Në mirëseardhjen drejtuar të ftuarve Presidenti i Fondacionit  Zoja e Këshillit të Mirë fr. Ruggero Valentini citoi thënien e Ish-kryeministrit Italian Romano Prodi, i cili në një nga vizitat e tij në Shqipëri tha se bota është e rrethuar nga konliktet, por ne në Evropë kemi një zgjidhje, Bashkimin Evropian. Në këtë përmbajtje fr. Ruggero Valentini tha se Shqipëria është një vend me tipare të forta evropiane sepse vetë Evropa është një bashkësi ku kapërcehen konfliktet. Ai tha se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE-së, duke sjellë në vëmendje të audiencës edhe shprehjen e rilindasit Pashko Vasa që thoshte se “Feja e Shqiptarit është shqiptaria”, duke e treguar këtë si konfirmim të harmonisë me të cilën shqiptarët jetojnë me vlerat evropiane. Drejtori i CESPIC Prof. Raul Caruso duke prezantuar një pamje të gjerë të kushteve në të cilat po ndodh procesi i zgjerimit tha se Evropa është frymëzim dhe duhet të njohim perspektivat e procesit.

Në konferencë ishte i pranishëm Dr. Albert Rakipi, Drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare, i cili tha se pyetja kryesore mbetet sesi vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë shtetin ligjor dhe demokratik.

Zonja Marta Szpalla solli eksperiencën e Polonisë në kohën kur ky vend u anëtarësua në Bashkimin Evropian, si një shembull që tregon edhe për zgjerimin e mëtejshëm të unionit. Ndërsa Dr. Luiza Chiodi, drejtuese e Observatorit Trans-Europian të Ballkanit dhe Kaukazit, u ndal në temat që po shqetësojnë aktualisht Bashkimin Evropian si tregu i lirë, energjia, siguria, emigracioni.


Na ndiqni