×

Kryeministri Edi Rama në Itali i referohet UKZKM si model për t'u ndjekur nga universitet e tjera shqiptare.

...


Kryeministri Edi Rama deklaroi se Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare.

Në një takim të mbajtur në Viterbo të Italisë me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa dhe Rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh:

Kemi një shembull të veçantë dhe domethënës në Shqipëri, në Tiranë. Është shembulli i Universitetit të Zojës së Këshillit të Mirë, universitet ky, i cili u themelua vite më parë pas një kërkese të bërë nga Nënë Tereza dhe më pas me mbështetjen e Selisë së Shenjtë.

Është ky një universitet, i cili na jep mundësinë të kuptojmë se si mund të lindin dhe se si mund të funksionojnë këto sinergji, këto bashkëpunime. Është një universitet i mirëfilltë italo-shqiptar, jo vetëm përsa i takon stafit akademik të vet, por edhe përsa u takon studentëve, studentët që janë një përzierje e pastër, e qartë e të rinjve italianë dhe shqiptarë, të cilët studiojnë së bashku dhe pastaj, në mënyrë individuale vendosin se si ta vazhdojnë më tej rrugëtimin e tyre.”

Kryeministri theksoi se me universitetet italiane mund të shkohet përpara në këtë kuptim, duke filluar edhe nga fakti i thjeshtë që ekziston një lidhje e veçantë mes Italisë dhe Shqipërisë.


Na ndiqni