×

KURSE TË GJUHËS ITALIANE

...


Qendra Universitare e Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë” (CLANSBC) organizon dhe ofron kurse të gjuhës italiane sipas niveleve gjuhësore të Kuadrit të përbashkët europian të referencave për gjuhët (QCER), me metodologi mësimore të reja dhe tekste të përditësuara. Kurset organizohen sipas niveleve gjuhësore dhe tipologjive të mëposhtme:

Kurs fillestar A1 - A2;
Kurs mesatar B1 - B2;
Kurs i përparuar C1 - C2;
Kurs terminologjie shkencore;
Kurs Gjuhë e Folur;
Kurs Gjuhë e Shkruar.

Kurset zhvillohen në grup ose individuale, sipas kërkesave dhe nevojave. Aktualisht CLANSBC po zhvillon kurse intensive për maturantët të cilët synojnë të vazhdojnë studimet e larta pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.


Follow us