×

Kurset e verës të gjuhës italiane

...


Dhjetra të rinj po ndjekin kurset e verës të gjuhës italiane të Qëndrës Universitare të Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nga moshat e vogla deri tek kandidatët për studentë paraqiten çdo ditë pranë Universitetit Katolik ZKM për t’u bërë pjesë e grupeve të studimit.

Javën e ardhshme nga data 5 korrik, stafit pedagogjik do t’i bashkohen edhe dy pedagogë të gjuhës italiane nga Universiteti Katolik Sacro Cuore i Milanos.

Kushdo që synon të mësojë apo përmirësojë gjuhën italiane ka mundësi të zgjedhë midis kurseve në klasë me tarifë të plotë ose kurseve online të cilat ofrohen me 15% ulje.

Për t’u regjistruar kontaktoni +355 69 21 01 756.

Ju mirëpresim!


Follow us