Në datën 3 Qershor 2024, në Aula Magna në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, u organizua konferenca me temë “Demenca në Shqipëri: Epidemiologjia dhe terapitë farmakologjike”. Kjo konferencë është pjesë e aktiviteteve të projektit “Demenca në Shqipëri: epidemiologjia, terapia farmakologjike dhe përdorimi i antibiotikëve”, financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Punimet e konferencës i hapi Prof. Assoc. Malvina Hoxha, koordinatore shkencore e projektit, e cila informoi te pranishmit lidhur me idenë e projektit, qëllimin, objektivat dhe rezultatet e deritanishme. Punimet e konferencës dhe iniciativën e projektit e përshëndeti Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Prof. Assoc. Entela Ramosaçaj. Konferencën e ndoqi Drejtoresha e Drejtorisë së Programeve Kombëtare, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), PhD. Marsela Robo, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi vlerën e projekteve te tilla për kërkimin shkencor në Shqipëri.
Relatorë të konferencës ishin:
Prof. Jera Kruja- Shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë; Qendra Spitalore Nënë Tereza, Tiranë
Prof. Roberto Perrone- Dekan, Fakulteti i Farmacisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Prof. Assoc. Malvina Hoxha- Përgjegjëse e Departamentit të Vlerësimit Kimiko-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, Fakulteti i Farmacisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Prof. Nunzio Denora- Universiteti i Barit “Aldo Moro”
Dott. Carmen Gerace- Përgjegjëse CDCD Azienda Ospedaliera S.Camillo – Forlanini; Konsulente në Neuropsikiatri, UPMC Salvator Mundi Roma
Objektivi kryesor i kësaj konference ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve për demencën dhe parandalimin e saj, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të kësaj patologjie, nga aspektet mjekësore dhe terapitë farmakologjike.
Faleminderit për pjesëmarrjen!