Konferenca ndërkombëtare me titull "Mikrokrediti: Një Instrument i Kohezionit Social" u mbajt në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë dhe financohet nga programi evropian Erasmus+ si pjesë e Moduleve Jean Monnet. Kjo temë shumë aktuale dhe e thellë fton publikun të reflektojë mbi vlerën sociale të financës, rolin e mikrokreditit si një mjet për përfshirje dhe mundësinë e kombinimit të zhvillimit ekonomik dhe solidaritetit. Mikrokrediti nuk është vetëm një mundësi ekonomike, por një zgjedhje etike dhe sociale, e aftë të ndërtojë kohezion, dinjitet dhe besim, tha në nisje të konferencëa Prof. Asoc Emiljan Karma, PhD, nga Qendra për Kërkime mbi Ekonominë e Vendeve në Tranzicion.Konferenca u mikprit dhe përshëndet nga Zëvendës Rektori i UKZKM Prof. Edmond Hajdëri dhe Zëvendësdekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale pranë UKZKM Klodian Muço. Moderatori i eventit Emiljan Karma theksoi se ky takim përfaqëson jo vetëm një moment akademik, por edhe një gjest komuniteti, në të cilin ndërthuren përvojat, vlerat dhe perspektivat e zhvillimit integral njerëzor.