×

Lektore e Gjuhës dhe Kulturës Angleze, Elona Mëhilli Kolaj, mori pjesë në Konferencën Vjetore të 52-të NYS TESOL

Prof. Elona Mëhilli Kolaj, Lektore e Gjuhës dhe Kulturës Angleze, anëtare e Qendrës Kërkimore në Shkenca Humane, CRISU, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, mori pjesë në Konferencën Vjetore të 52-të NYS TESOL me titull “Zhvendosja e paradigmave të mësimdhënies: Ekzaminimi i praktikave gjithëpërfshirëse dhe dinamike”nga data 3 deri në 5 nëntor 2022,  në Nju Jork, SHBA.


Prof. Elona Mëhilli Kolaj, Lektore e Gjuhës dhe Kulturës Angleze, anëtare e Qendrës Kërkimore në Shkenca Humane, CRISU, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, mori pjesë në Konferencën Vjetore të 52-të NYS TESOL me titull “Zhvendosja e paradigmave të mësimdhënies: Ekzaminimi i praktikave gjithëpërfshirëse dhe dinamike”nga data 3 deri në 5 nëntor 2022,  në Nju Jork, SHBA. Konferenca ishte një event i shkëlqyer për te krijuar lidhje të larmishme dhe dinamike me ekspertë të përkushtuar në nevojat e studentëve dhe për të shkëmbyer strategji efektive në mësimin e një gjuhe të huaj. Thelbi i të qënurit mesues i gjuhës së huaj është të krijosh ura komunikimi duke përdorur gjuhën si instrument për të forcuar lidhjet brenda dhe jashtë klasave. Kjo Konferencë ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide mes profesorëve akademikëve, botuesve dhe përfaqësueve të arsimit në SHBA.

 


Na ndiqni