×

Farmakovigjilenca në Shqipëri dhe në vendet e tjera Evropiane

Në datën 13 Maj 2024, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u organizua konferenca me temë “Farmakovigjilenca në Shqipëri dhe në vendet e tjera Evropiane”. Kjo konferencë është pjesë e aktiviteteve të projektit “Harmonizimi i Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar me Direktivën Evropiane të Barnave” - PHARM-EU, i cili përfshihet në modulin Jean Monnet, që financohet nga programi Erasmus+ i BE-së.

Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Leonardo Palombi, i uroi mirëseardhjen Presidentit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë dhe të ftuarve të tjerë. Administratorja e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Evis Karandrea, përshëndeti zhvillimin e konferencës dhe iniciativat e tjera të ndërmarra në kuadrin e Projektit Evropian PHARM-EU. Konferenca u drejtua nga  Prof. Assoc. Malvina Hoxha, koordinatore shkencore e PHARM-EU, e cila bëri gjithashtu një prezantim sintetik të ligjit europian në lidhje me farmakovigjilencën.

Relatorë të konferencës ishin:
Defrim Goma, President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë
Prof. Roberto Perrone, Dekan i Fakultetit të Farmacisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Barjola Hodaj, Drejtoreshë e Drejtorisë Farmaceutike dhe Paisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale
Jovisa Marku, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM)
Sindi Lekbello, Dompé 

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte informimi i pjesëmarrësve në lidhje me situatën aktuale të Farmakovigjilencës në vend, dhe hapave të ndërmarra për përafrimin e tij  me ligjin evropian në lidhje me farmakovigjilencën.

Faleminderit për pjesëmarrjen!

Na ndiqni