Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u diplomuan studentët e Programit të Studimit në Infermieri, Fakulteti i Mjekësisë, të selive të Tiranës dhe Elbasanit.
Gjatë shprëndarjes së diplomave, ekipi i shkëlqyer i profesorëve tanë u kërkoi diplomantëve të jenë të kujdesshëm në shërbim të pacientëve, të mendojnë, pastaj të veprojnë.
Të diplomuarit tanë u shtohen mijëra të tjerëve që kanë marrë një diplomë evropiane nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
Suksese Brixhilda Sinani, Albana Murati, Anxhela Dervishi, Sebastiana Bozhiqi, Angela Cani, Migena Elezi, Xhensila Muzhaqi, Kiselda Allushi, Holger Shkurti