Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u diplomuan studentët e Programit të Studimit në Infermieri, Fakulteti i Mjekësisë.
Kandidatët e shumtë diskutuan temat para komisionit dhe të ftuarve.
Programi i studimit Infermieri në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" lëshon diplomë të perbashkët me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.
Infermieri është një profesionist që merret me asistencën infermieristike, kuruese, qetësuese dhe rehabilituese ndaj pacientëve. Infermieri gjithashtu ndihmon në kërkimin shkencor, në formimin universitar dhe në atë të personelit ndihmës dhe pas diplomimit mund të specializohet në fusha të ndryshme, si edhe të frekuentojë masterin shkencor.
Urime të sapodiplomuarve!
Per me shum informacion mbi Programin e Studimit Infermieri vizitoni faqen e internetit