×

Leksione Farmacie: Mobiliteti Erasmus+ i Prof. Andrea Durantit në UCNSBC

Në javën nga 3 deri më 7 qershor 2024, Prof. Andrea Duranti, nga Universiteti i Urbinos Carlo Bo, vizitoi Universitetin tonë në kuadër të mobilitetit ndërkombëtar për mësimdhënie, pjesë e programit Erasmus+.

Gjatë qëndrimit të tij, Prof. Duranti zhvilloi leksione me studentët e programit të studimit ë Farmacisë, duke pasuruar programin tonë akademik me këndvështrime dhe njohuri të reja mbi temën: Fazat e zhvillimit të barnave: problemet, objektivat dhe strategjitë. Prania e tij nxiti një shkëmbim të gjallë idesh dhe forcoi lidhjet akademike mes universiteteve tona dhe bashkëpunimet e ardhshme. E falenderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe për entuziazmin me të cilin ndau njohuritë e tij me studentët dhe profesorët tanë.

Na ndiqni