×

Inaugurimi i "Unazës së Mbretit Solomon"

Sotir Qiriaqi është maratonisti që preu shiritin e inaugurimit të "Unazës së Mbretit Solomon" siç e kemi quajtur pistën e re të vrapimit në Kampusin e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".


Sotir Qiriaqi është maratonisti që preu shiritin e inaugurimit të "Unazës së Mbretit Solomon" siç e kemi quajtur pistën e re të vrapimit në Kampusin e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Sotiri është i njohur për shumë dashamirës të sportit sepse me vullnetin dhe përkushtimin e tij është bërë model për një jetë sportive dhe të shëndetshme. Ai është dekoruar në vitin 2019 nga ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta me Medaljen e Meritës së Klasit të Parë, duke e cilësuar si “Ambasador të Paqes”. Por Sotiri njihet nga të gjithë edhe si Ambasadori i Maratonës Shqiptare. Ai ka marrë pjesë në rreth 200 maratona të zhvilluara anembanë botës, duke dhënë shembullin e njeriut që frymëzon brezat e rinj nëpërmjet sportit. Për këtë arësye Sotiri u përzgjodh të ishte bashkë me Anisa Bakiun një tjetër maratoniste dhe studente e universitetit tonë, si inaugurues të pistës së vrapimit. UKZKM është jo vetëm një institucion arsimor i nivelit ndërkombëtar, por edhe edukues e promovues i vlerave më të mira njerëzore. Ndërtimi i një piste vrapimi brenda Kampusit Universitar tw Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është tregues i vëmendjes së posaçme që i kushtojmë cilësisë së jetës shoqërore të studentëve tanë.


Na ndiqni