×

International Executive/ II Level "Master Degree on Restoration, Conservation and Management of Architectural Heritage"

Masteri International Executive/ II Level "Master Degree on Restoration, Conservation and Management of Architectural Heritage" është një program i përbashkët studimi i promovuar nga Universiteti i Firences, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti Eqrem Çabej i Gjirokastrës. Ai do të zhvillohet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” të Tiranës dhe Universitetin Eqrem Çabej të Gjirokastrës dhe me pjesëmarrjen e profesorëve nga Universiteti i Firences.


Masteri International Executive/ II Level "Master Degree on Restoration, Conservation and Management of Architectural Heritage" është një program i përbashkët studimi i promovuar nga Universiteti i Firences, Universiteti Katolik Zoja e shillit të Mirë dhe Universiteti Eqrem Çabej i Gjirokastrës. Ai do të zhvillohet në Universitetin Katolik Zoja e shillit të Mirë” të Tiranës dhe Universitetin Eqrem Çabej të Gjirokastrës dhe me pjesëmarrjen e profesorëve nga Universiteti i Firences.

Në përfundim të Masterit përftohet titulli i përbashkët “International Master Degree on Restoration, Conservation and Management of Architectural Heritage”.

Masteri synon të trajnojë profesionistë me kompetenca specifike multidisiplinare teknike-profesionale për të analizuar dhe kuptuar aspektet e ndryshme që lidhen me praktikën e ruajtjes dhe restaurimit, menaxhimit, përmirësimit dhe komunikimit të trashëgimisë arkitekturore dhe kulturore.

Ndërthurja mes kulturës italiane dhe asaj shqiptare do të bëjë të mundur formimin e arkitektëve të specializuar që veprojnë në zonën e Mesdheut, duke ndarë objektivat dhe formimin për çështje që lidhen me ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë arkitekturore. Programi organizohet në pesë module të ndara në aktivitete.

Për më shumë informacione, konsultoni faqen tonë në web: https://unizkm.al/study/course/master-international-master-degree-on-restoration-conservation-and-management-of-architectural-heritage/al?lang=al

ose adresen e-mail: [email protected]


Na ndiqni