×

Mobilitet Erasmus+ në Farmaci: Ligjërata dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar

Të hënën, më datë 26 janar 2026, përfundoi mobiliteti i dytë në Universitetin e Barit "Aldo Moro", i promovuar nga prof. Marcello Leopoldo nga Fakulteti i Farmacisë i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në kuadër të projektit TNE DESK.


Të hënën, më datë 26 janar 2026, përfundoi mobiliteti i dytë në Universitetin e Barit "Aldo Moro", i promovuar nga prof. Marcello Leopoldo nga Fakulteti i Farmacisë i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në kuadër të projektit TNE DESK.

Projekti TNE (Transnational Education) trajtoi iniciativa arsimore të parashikuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (PNRR) i Italisë dhe financoi projekte ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti për studentë dhe pedagogë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar me rajone gjeografike si Amerika Latine dhe Ballkani.

Universiteti i Barit "Aldo Moro" ishte koordinator i projektit "DESK - DESK - Developing Shared Knowledge in Innovative Materials and Digital Transformation for Sustainable Economy and Green Transition ".  

Në kuadër të projektit, u mundësua mobiliteti ndërkombëtar i Dr. Arvjola Hodaj dhe Dr. Bianka Hoxha, si dhe mobiliteti hyrësi Prof. Enza Lacivita dhe Prof. Antonio Lopalco nga Universiteti i Barit "Aldo Moro".

Në muajin qershor 2025, Dr. Arvjola Hodaj mori pjesë në aktivitetet e grupit kërkimor të Prof. Leopoldo, duke thelluar njohuritë e saj mbi metodat analitike HPLC në fushën farmaceutike, ndërsa në janar të këtij viti, Dr. Bianka Hoxha iu bashkua grupit kërkimor të Prof. Denora për të realizuar një pjesë të projektit të përbashkët kërkimor mbi formulimin e ekstrakteve të Basanit për përdorim dermatologjik.

Në përputhje të plotë me qëllimet e projektit TNE, të gjitha aktivitetet, si ato dalëse ashtu edhe hyrëse, u zhvilluan për të forcuar nisjen e laboratorëve të rinj kërkimorë të "Kimisë dhe Analizës Farmaceutike" dhe "Teknologjisë Farmaceutike", të cilët u inauguruan më 28 janar 2026 në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit Katolik " Zoja e Këshillit të Mirë ".  


Na ndiqni