×

"Monitorimi Strukturor i Teatrit të Akademisë së Arteve Tiranë: Teknologji Inovative për Ruajtjen e Trashégimisë Kulturore Shqiptare"

...


PREZANTIM PROJEKTI:
"Monitorimi Strukturor i Teatrit të Akademisë së Arteve Tiranë: Teknologji Inovative për Ruajtjen e Trashégimisë Kulturore Shqiptare"

DATA: 15 Tetor 2025
VENDI: Salla e Madhe e Koncerteve të Universitetit te Arteve Tiranë
ORA: 10:00-13:00

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është promotor i projektit novator që synon instalimin e një sistemi të përhershëm monitorimi strukturor të quajtur SHM Board me teknologji të përparuar të zbulimit, analizës dhe parandalimit të riskut për Sallën e Madhe të Koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë me koordinatore shkencore PhD.Ark. Andia Guga, Departamenti i Arkitekturës.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka propozuar këtë inisiativë 24-mujore kërkimore dhe zhvillimore e bashkëfinancuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacion në Shqipëri) dhe Tecnopolo d'Abruzzo.

Kjo inisiativë, e para e këtij lloji në Shqipëri bashkon ekspertizën akademike, industriale dhe atë projektuese për t’u përballur me një sfidë të rëndësishme: mbrojtjen strukturore të Sallës së Koncerteve të Universitetit të Arteve.

Takimi me titull “Monitorimi Strukturor i Teatrit të Akademisë së Arteve Tiranë: Teknologji Inovative për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” do të mbahet më 15 tetor 2025, në orën10:00, pranë Sallës së Madhe të Koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të organizuara në kuadër të dhjetëvjetorit të themelimit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Firences.

Gjatë takimit të 15 tetorit do të prezantohen objektivat, metodat dhe ndikimi i kësaj inisiative në nivel kulturor, shkencor dhe institucional.

Ju mirëpresim!


Na ndiqni