TRE PIKA TË FORTA, unike në SHQIPËRI, të programit të studimit të riorganizuar:
- Program studimi NDËRKOMBËTAR-NDËRUNIVERSITAR me Universitetin e Barit (ITALI) i autorizuar nga Ministria (ID: 1588368 datë 22.2.23) ku parashikohet LËSHIM I TITULLIT AKADEMIK TË PËRBASHKËT, i vlefshëm në territorin shqiptar dhe në vendet e BE-së.
- Pajisja, vetëm me diplomën, me LICENCË për të Ushtruar PROFESIONIN Farmacist ose "ekspert i barnave dhe produkteve për shëndetin" pa pasur nevojë të jepen PROVIMET SHTETËRORE në Itali (miratuar nga Senati Akademik i UKZKM më 30/05/2023).
- Mundësi për studentët e në prag diplomimi për të kryer TEMËN E DIPLOMËS EKSPERIMENTALE në terren në dy LABORATORËT E KËRKIMIT SHKENCOR që po ngrihen, (miratim nga Senati Akademik i UKZKM më 13.04.2023), për:
- Të përftuar përvojë për përgatitjet galenike për përdorim të jashtëm (LABORATORI I TEKNOLOGJISË FARMACEUTIKE)
- Të përftuar përvojë për kontrollin kimik dhe toksikologjik të barnave dhe produkteve për shëndetin (LABORATORI I KIMISË dhe ANALIZAVE FARMACEUTIKE dhe TOKSIKOLOGJIKE)
DEKANI i Fakultetit të Farmcisë
UniversitetiKatolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, TIRANË
Prof. Roberto PERRONE