×

Photo of the day në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me studentët e Programit të Studimit në Arkitekturë

Kur flet për arkitekturën gjithmonë mendon për të bukurën dhe aftësitë për të përmirësuar pamjen e qyteteve dhe hapësirave që na rrethojnë.


Kur flet për arkitekturën gjithmonë mendon për të bukurën dhe aftësitë për të përmirësuar pamjen e qyteteve dhe hapësirave që na rrethojnë.

Arkitekti që rritet profesionalisht në UKZKM është fryt i bashkërendimit të njohurive teorike, shkencore dhe praktike gjatë ciklit akademik 5-vjeçar. Profesionisti fiton aftësinë të analizojë në këndvështrim bashkëkohor qytetin, territorin, vlerat monumentale, historike dhe mjedisin.

Në mbarim të ciklit unik 5-vjeçar, Arkitekti Senior luan një rol aktiv në shoqëri si:

* projektues si profesionist autonom ose i asociuar,

* pjesë e stafit drejtues e koordinues në institucione publike dhe private,

* pjesë e sipërmarrjeve që lidhen me fushat e ndryshme të arkitekturës,

* përgjegjës ose supervizor i proceseve dhe fazave të ndryshme të projektimit, realizimit, restaurimit, design-it industrial, planifikimit urban dhe të territorit

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, 20 vjet në Evropë!

https://www.unizkm.al/.../corso-di-laurea.../al...


Na ndiqni