×

Politically correct, cancel culture dhe identiteti: cilët skenarë?

Në një nga sallat e leksioneve në UKZKM u mbajt sot Konferenca ndërkombëtare me temë “Politically correct, cancel culture dhe identiteti: cilët skenarë?” e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe nga Departamenti i Shkencave Juridike i Universitetit të Studimeve të Pizës.


Në një nga sallat e leksioneve në UKZKM u mbajt sot Konferenca ndërkombëtare me temë “Politically correct, cancel culture dhe identiteti: cilët skenarë?” e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe nga Departamenti i Shkencave Juridike i Universitetit të Studimeve të Pizës.

Konferenca erdhi për një audience pa moshë si një dritare komunikimi nga lektorë dhe profesorë të njohur ndërkombëtarisht për studentët tanë dhe të ftuar të shumtë.

Presidenti i FZKM fr. Ruggero Valentini ndërsa përshëndeti konferencën tha se kjo temë e tërhoqi që në fillim sepse ka ndikim në jetën tonë. Si njeri i zakonshëm, tha ai, mund të them se sot kemi një rezistencë të kulturës përballë konsumizmit dhe ka një realitet social që është shumë dinamik. Ndaj ai u solli të pranishmëve në vëmendje shembullin tonë në UKZKM me zgjedhjen e Të Drejtit duke manifestuar të mirën. Duhet të kujtojmë, tha fr. Ruggero Valentini, atë që jeta na ka dhënë, të mirën dhe vlerën e jetës.

Zv. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë pranë UKZKM Klodian Muço duke moderuar konferencën solli në vëmendje faktin se ky takim mbahet në të njëjtën kohë me punimet e takimit të Davos duke aktualizuar zhvillimet historike sot në botë. Ndërsa Prof. Antonello de Oto nga universiteti I Bolonjës tha se ishte surprizuar nga Tirana që gjeti pas 35 vitesh, kur ai e kishte vizitur për here të parë. Tirana tha ai ka bashkuar modernitetin me historinë e dikurshme të komunizmit dhe ky është një shembull i transformimit pa përjashtuar askënd. Po kështu Prof. Mario Ferrante u tregoi të rinjve në sallë pas një fjale të sistemuar në shumë shembuj historikë se duhet të mos druhemi të flasim për kulturën tonë të vlerave njerëzore dhe se çfarë besimi shpirtëror na ka dhënë ndër shekuj. Stefano Foglia nga Universiteti i Pizës solli ndikimin e simbolikave si vlerë edukuese për njerëzimin duke iu referuar edhe rastit të Shqipërisë me historinë para viteve ’90. Konferenca shënoi fjalime edhe nga Znj. Desiree Pappalardo, Z. Daniele Garofalo dhe avokat Giuliano Boschetti. Takimi u ndoq nga ZV. Rektori I UKZKM Prof. Edmond Hajdëri profesorë të universitetit tone, studentë dhe të ftuar të tjerë.


Na ndiqni