×

Presidenti Meta: FZKM, kontribut të jashtëzakonshëm për shëndetin publik, arsimin dhe kërkimin shkencor.

...


Drejtuesit e Fondacionit dhe Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” janë pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Me anë të një mesazhi të shpërndarë rrjetet zyratare të institucionit të Presidentit, kreu i shtetit shprehet si në vijim:

“Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja, me rastin e fillimit të misionit të tij në krye të Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë", Padre Jerom Mih, si dhe Rektorin e Universitetit Prof. Bruno Giardina, Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Giovani Arcudi, okulistin e njohur italian Prof. Mario Giuliano, si dhe Prof. Tritan Shehun.

Fondacioni "Zoja e Këshillit të Mirë", ka një kontribut shumëvjeçar të jashtëzakonshëm në fushën e shëndetit publik, të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Kam patur privilegjin dhe kënaqësinë të vendos gurin e themelit në spitalin e ri modern të Fondacionit, që do të përurohet së shpejti.

E urova Presidentin Padre Jerom Mih, për fillimin e misionit të tij në Shqipëri duke shprehur bindjen time se gjatë misionit të tij, kontributi i Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë" në forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe zgjerimi i veprimtarisë universitare dhe akademike në fushën e mjekësisë do të shënojë arritje të larta dhe të suksesshme.”


Seguici su