×

Projekti i Mobilitetit Ndërkombëtar i stafit akademik, Erasmus+

Në periudhën nga data 6 deri më 10 maj 2024, në kuadër të Mobilitetit Nderkombetar të stafit akademik, Erasmus+, Dr. Prunela Poliçi dhe Dr. Raffaella Cascella vizituan Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Katolik të Valencias Shën Vincent Martiri (UCV) për të ndarë përvojën akademike dhe jo vetëm me këtë realitet europian.


Në periudhën nga data 6 deri më 10 maj 2024, në kuadër të Mobilitetit Nderkombetar të stafit akademik, Erasmus+, Dr. Prunela Poliçi dhe Dr. Raffaella Cascella vizituan Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Katolik të Valencias Shën Vincent Martiri (UCV) për të ndarë përvojën akademike dhe jo vetëm me këtë realitet europian. Institucioni pritës kishte organizuar një axhendë me aktivitete të ndryshme akademike në Fakultetin e Mjekësisë duke përfshirë leksione dhe sesione praktike në Klinikat UCV për Dr. Poliçin në Programin e studimit të Masterit të Ortodoncise, bashkëndarjen e linjave të kërkimit të Dr. Cascella-s me docente dhe kërkues shkencor të Universitetit, mbajtjen e seminarit me titull "Përdorimi i biomarkerëve në degjenerimin e retinës dhe sëmundjet neurodegjenerative: nga zbulimi në praktikën klinike", si edhe leksione te Mjekësisë gjenomike me studentët e Odontoiatrisë. Gjithashtu ato vizituan Laboratorët e Mjekësisë Molekulare dhe Proteomikës, si dhe Spitalin Virtual që përdoret për praktikat e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Në axhendën e tyre ishin pëfshirë edhe aktivitete kulturore në qytetin e bukur spanjoll të Valencias. Me këtë rast ato patën mundësinë të integrohen në kontekstin e ri akademik, të njihen me figura të ndryshme të rëndësishme akademike dhe administrative që i përkasin Fakultetit të Mjekësisë, të krahasojnë dhe shkëmbejnë strategji për aktivitetet e ndryshme në mësimdhënieje e ato kërkimore dhe të krijojnë njohuri dhe perspektiva të reja për bashkëpunimet e ardhshme si dhe promovimin e diversitetit kulturor.


Na ndiqni