×

Projekt: “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe benefitet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile”

Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se në kuadër të bashkëpunimit dy-palësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e arsimit dhe shkencës, për periudhën 2024-2026, projekti me titull “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe benefitet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile” i prezantuar nga Prof. Assoc. Malvina Hoxha, përgjegjëse e Departamentit të Vlerësimit Kimiko-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, Fakulteti i Farmacisë, është përzgjedhur për financim nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Projekti do të udhëhiqet nga Prof. Assoc Malvina Hoxha, dhe do të përfshijë profesorë të tjerë si Prof. Simonetta Galgani, Prof. Stefano Mugnaini, PhD. Emanuela Prendi. Nga ana e partnerëve të Republikës se Kosovës projekti do të udhëhiqet nga Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, dhe do të përfshijë pjesëmarrës sikurse Prof. Ass. Dafinë Kaçuri, Prof. Dr. Haxhi Kamberi dhe Ass. Zana Gërgi nga Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë.

Projekti ka për qëllim të shkëmbejë eksperiencën shkencore dhe praktike lidhur me trajtimin farmakologjik dhe fizioterapeutik të pacientëve me paralizë cerebrale infantile në Shqipëri dhe Kosovë. Përmes identifikimit të faktorëve të rrezikut, përcaktimit të prevalencës së kësaj sëmundjeje, promovimit të parandalimit të saj, dhe propozimit të strategjive efektive për trajtimin dhe parandalimin e saj synohet të përmirësohet cilësia e shërbimit shëndetësor për këtë grup pacientësh.

Aplikimi dhe përfitimi i financimeve për projekte të tilla është një arritje e rëndësishme dhe tregues i përkushtimit tonë ndaj arsimit dhe kërkimit shkencor.

Ne do t'ju mbajmë të përditësuar për çdo zhvillim të projektit dhe do të ndajmë burimet dhe iniciativat që dalin prej tyre.

#Paraliza cerebrale infantile#AKKSHI#UKZKM#Kosovë#Shqipëri

Na ndiqni