Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” kanë nisur regjistrimet për Raundin e I-rë, viti akademik 2020-2021.
Dokumentacioni i nevojshëm për të kryer regjistrimin është si më poshtë:
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit;
- Origjinali dhe fotokopje e noterizuar e Maturës Shtetërore ose Dëftesës së Pjekurisë së bashku me certifikatën e notave;
- Dy fotografi personale (format dokumenti):
- Mandat pagesa.
Proçedurat e regjistrimit të Raundit të Parë do të vijojnë deri në datën 15 shtator 2020, në programet e studimit: Ekonomi Ndërmarrjeje, Arkitekturë, Farmaci, Infermieristikë, Fizioterapi, Odontoiatri dhe Proteza dentare, Mjekësi.
Për më shumë informacione mund të paraqiteni në universitet ose të kontaktoni Zyrën e Pranimeve: 04 227 32 90.