×

Mesazh falenderimi nga Rektori- Diplomimet në Farmaci

Sot, më 31 Mars 2020, u mbajt seanca e parë e diplomimit “on line” e Universitetit tonë. Ishte një ditë e rëndësishme dhe kuptimplotë. Diplomimi është gjithmonë një çast i rëndësishëm, sepse njëkohësisht shënon fundin i një rrugëtimi e fillimin e një tjetri.


Sot, më 31 Mars 2020, u mbajt seanca e parë e diplomimit “on line” e Universitetit tonë. Ishte një ditë e rëndësishme dhe kuptimplotë. Diplomimi është gjithmonë një çast i rëndësishëm, sepse njëkohësisht shënon fundin i një rrugëtimi e fillimin e një tjetri. Është tepër emocionuese për studentët, për familjet e tyre, por edhe për pedagogët që i shoqëruan në këtë pikëmbërritje. 
Por sot, kishte diçka më tepër. Pandemia e dhimbshme dhe tragjike rrezikoi t’i pështjellojë, t’i “ngrijë” jetët tona. Ja arritëm ta mundim, të tregonim se të bashkuar, studentë e profesorë, mund t’i vazhdojmë projektet tona, mund të vazhdojmë të jetojmë.
Të rinjtë tanë, në këtë rast, vajzat, treguan një vendosmëri dhe ndjenjë përgjegjësie të madhe. 
Profesorët Carlo de Giuli Morghen, Matteo Cerea, Giancarlo Folco, Franco Maggi, 
Nicoletta Basilico, Daniela Barlocco, Paola Marciani ishin një shembull i shkëlqyeshëm i profesionalizmit dhe ndjeshmërisë njerëzore. 
I gjithë stafi, koordinatorët dhe specialistët e IT (përgjegjësi i shërbimit informatik, Kosta me të vërtetë meriton një duartrokitje) të përfshirë treguan një ndjenjë të madhe përkatësie dhe një dëshirë të madhe për ta kryer detyrën e tyre, pavarësisht një sërë ndërlikimesh të papritura.
Falë gjithë këtyre njerëzve u tregua se duke qëndruar të bashkuar, edhe pse larg, mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Ishte një çast i rëndësishëm, një sinjal i fortë për të gjithë dhe veçanërisht për bashkësinë tonë: jeta vazhdon dhe procesi edukativ nuk ndalet. Të rinjtë tanë e ndjejnë se nuk janë në mëshirën e pandemisë dhe se ka njerëz që vazhdojnë të mendojnë për të ardhmen e tyre.
Si Rektor i këtij Universiteti e konsideroj një privilegj unik të përfaqësoj këtë bashkësi dhe me të drejtë mund të them se jam krenar për studentët, profesorët dhe gjithë stafin tekniko-administrativ. Nëse jemi në gjendje të vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri jam i sigurt se, megjithë dhimbjen dhe trishtimin që na rrethon, ne do të dalim më të fortë dhe më të vetëdijshëm për atë që jemi dhe çfarë duhet të jemi për fëmijët tanë, për brezat e ardhshëm.

Urimet më të mira për të diplomuarit e rinj, për familjet e tyre për të gjithë!

Faleminderit
Bruno Giardina

      

      

Na ndiqni