×

Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë - Nisin aplikimet në UKZKM

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall konkursin për 10 Programe Specializimi afatgjata të “Ciklit të Tretë”, në fushën e mjekësisë dhe të zhvilluara në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”. Kontributi dhe formimi i figurave të afta profesionale është një ndër objektivat kryesore të këtij institucioni akademik. Për këtë arsye, Universiteti Katolik ZKM vendos në disposicion të të diplomuarve në mjekësi, Specializimet e mëposhtme në:


Foto arkiv UKZKM

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall konkursin për 10 Programe Specializimi afatgjata të “Ciklit të Tretë”, në fushën e mjekësisë dhe të zhvilluara në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”.

Kontributi dhe formimi i figurave të afta profesionale është një ndër objektivat kryesore të këtij institucioni akademik. Për këtë arsye, Universiteti Katolik ZKM vendos në disposicion të të diplomuarve në mjekësi, Specializimet e mëposhtme në:

Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular

  • Kirurgji e Përgjithshme
  • Ortopedi dhe Traumatologji
  • Mjekësi Transfuzionale
  • Gastroenterologji
  • Gjinekologji dhe Obstetrikë
  • Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive
  • Shkenca të të Ushqyerit
  • Kardiokirurgji
  • Nefrologji

Aktivizimi i programeve të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë shihet si nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si një prioritet për plotësimin e kurrikulës universitare dhe kontribut në rritjen e numrit të mjekëve specialistë cilësorë, kaq të nevojshëm në kohën tonë.

Procedurat e aplikimit për të marrë pjesë në provën përzgjedhëse, gjenden të publikuara më poshtë:

Shkarko PDF-në.

 


Na ndiqni