Foto arkiv UKZKM
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall konkursin për 10 Programe Specializimi afatgjata të “Ciklit të Tretë”, në fushën e mjekësisë dhe të zhvilluara në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”.
Kontributi dhe formimi i figurave të afta profesionale është një ndër objektivat kryesore të këtij institucioni akademik. Për këtë arsye, Universiteti Katolik ZKM vendos në disposicion të të diplomuarve në mjekësi, Specializimet e mëposhtme në:
Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular
- Kirurgji e Përgjithshme
- Ortopedi dhe Traumatologji
- Mjekësi Transfuzionale
- Gastroenterologji
- Gjinekologji dhe Obstetrikë
- Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive
- Shkenca të të Ushqyerit
- Kardiokirurgji
- Nefrologji
Aktivizimi i programeve të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë shihet si nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si një prioritet për plotësimin e kurrikulës universitare dhe kontribut në rritjen e numrit të mjekëve specialistë cilësorë, kaq të nevojshëm në kohën tonë.
Procedurat e aplikimit për të marrë pjesë në provën përzgjedhëse, gjenden të publikuara më poshtë: