×

Turneu Universitar Tirana 2023

Fitore e madhe për Valentina Zezza, Lucrezia Cenci dhe Giorgia Natalizia, studente të talentuara të Programit të Studimit në Mjekësi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, drejtuar nga trajneri i ekipit, Raffaele Ferraro, student i Programit të studimit në Fizioterapi.

Studentët UNIZKM morën pjesë në “Turneu Universitar Tirana 2023”, organizuar nga Federata shqiptare e Sportit Universitar ku morën pjesë 19 Universitete publike dhe private, 600 studentë atlet dhe një numër i konsiderueshëm studentë mbështetës.

Me një performancë të shkëlqyer, Valentina, Lucrezia dhe Giorgia dominuan ndeshjen e volejbollit ndaj një universiteti tjetër shqiptar, me rezultatin 2-0, duke kaluar kështu në gjysëm finale.

Jemi krenarë për studentët tanë që me vendosmëri, përkushtim dhe talent vazhdojnë të tregojnë ekuilibër të përsosur mes studimit dhe sportit.

Na ndiqni